Shqiperia

Gazetari Isa Myzyraj kallzon penalisht kryebashkiakun e Hasit

Pasi kryebashkiaku i Hasit Adem Lala kërcënoj me vrasje gazetarin Isa Myzyraj, ky i fundit i është drejtuar prokurorisë së rrethit gjyqësorë Tiranë për të depozituar aty kallzimin penal për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës” e parashikuar në kodin penal.

 

.Gazetari ishte interesuar në Bashkinë e Hasit, pas ndihmës që i kërkuan banorët. Ata prej muajsh nuk merrnin ndihmën ekonomike, dhe në momentin që e morën zbuluan një fakt tjetër, që ndihma u ishte përgjysmuar. Duke mos marrë asnjë përgjigje, banorët i kërkuan Myzyrajt që të investigonte për rastin e tyre. Gazetari Isa Myzraj u interesua pranë Bashkisë, kontaktoi edhe me kryebashkiakun Lala, por nga ana e tij mori vetëm kërcënime dhe ofendime Në këto kushte, Isa Myzyraj u është drejtuar organeve kometente për të marrë masat përkatëse për sigurinë e tij./Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA