Gazetari: Ja cila është targa e re e ”Audit” të Tahirit dhe ku gjendet mjeti

“Makina është shitur para disa muajsh në qytetin e Vlorës, targa e re sipas burimeve të mija është AA 900 NG”, kjo është dëshmia e fortë e Çollakut në studion e ‘Fax News”.

Kjo deklaratë e gazetarit vjen në një kohë kur mjeti është vënë në kërkim nga ana e autoriteteve të hetimit. Gazetari thekson se pronari i ri i mjetit nuk kompromentohet aspak nga lidhja e audit me trafikun, pasi mund të jetë dhe një qytetar i zakonshëm.

Çollaku në ‘’Fax News” ka folur në lidhje me dëshminë që ai i ka marrë ish-oficerit të antidrogës Antonio Nazëraj. Oficeri tashmë ndodhet në një nga shtetet europiane ku ka kërkuar azil. Në dëshminë e publikuar Nazëraj ka hedhur dritë mbi çështjen e Habilajve dhe implikimin e Tahirit.

Çollaku thotë se Nazëraj nuk është oficeri i vetëm që ka dijeni në lidhje me Habilajt dhe Tahirin, dhe se ata nuk dëgjoheshin në rradhët e drejtuesve.

‘’Nazëraj qëndroi për gjashtë muaj në burgun e Peqinit, ndërsa hezitonte të fliste për shkak të presionit që kishte mbi familjen e tij. Ai u arrestua për shkak se kishte informacione për ndalimin e audit, në të cilën ndodheshin vëllezërit Habilaj. Zagani ka pasur një kurajo për t’u përgëzuar pasi ka qenë i pari që ka dëshmuar në lidhje mbi situatën e drogës.

Po flasim për një implikim të Policisë në trafik. Në zonën ku ata kanë qenë në Vlorë dhe në Fier kanë pasur në vëzhgim trafikun më të madh që është bërë. Për sa kohë që kjo para që e prodhonin trafikantët merreshin nga politikanët, atëherë ata qeverisin së bashku. Trafikantët vendosin se kush do të jenë në krye të një komisariati apo ndonjë tjetre. Duhet një mekanizëm për ta pastruar të gjithën këtë”, u shpreh Çollaku ndër të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne