Gazetari: Jemi shtet kurvash!

Pas sekuestrimit nga Prokuroria e Vlorës së tre apartamenteve, që kapin vlerën e tregut rreth 200 mijë euro në pronësi të një femre me iniciale E.R., që mendohet se ka ushtruar aktivitet prostitucioni në Belgjikë dhe se pasuria e saj nuk justifikon burimet financiare ka reaguar gazetari Basir Çollaku.

“Kështu gjendemi në një shtet kurvash..i cili ndëshkon një “kurvë” të vogël dhe ndëshkohet nga një “kurvë” e madhe (vetvetja)…Kështu mbetemi në udhë pa krye gjatë…”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Jemi Shtet kurvash…!!!!

Afro një javë më parë, Prokuroria e Vlorës sekuestroi 3 apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të një gruaje.. shtetases E. R e cila nuk i justifikon pasuritë e vëna. Akuza thotë se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë. E thënë shëmtuar ka bërë kurvën për hesap të vet. Punet ligjore në këtë kahje jane te sterholluara, sepse ajo eshte veteshfrytezuar, per nje veper te komplikuar ne raporte morale aq edhe shoqerore, sigurisht dhe ligjore. Por shteti qe ben suksesin dhe triumfin me “kurven” (veteshfryyezuesen) eshte disi vete kurve ne raport me ligjin. Duke dashur te ofrojme leksikun si bosht kujtojme urtine e popullit se politika eshte kurve dhe bijte e saj kane ndopak aksione ne te. Atehere bijte e “kurvës” politike, qeveritare, parlamentare, zyrtare drejtesie dhe administrate, nuk e justifikojne as çerekun e pasurive te tyre. Por shteti nuk mberrin të sekuestroje asgje. A kanë shfrytezuar veten dhe te tjeret keto pasurimedhenjte tane duke u majmur jashte imagjinate, nga sa mundeson puna brenda ligjit per to. Nese do te jemi vertet korrekt me llojin e veprimit perfitues edhe kjo eshte mirrfilli nje pune kurvash. Madje shfrytezim ne rrethana renduese te pasurise publike dhe prones publike me shume se njehere.!!! Atehere prokuroria, perfaqesuesja e shtetit është treguar e padrejte me kurven qe eshte veteshfrytezuar ne Belgjike dhe frikacake ndaj kurvave veteshfrytezuese dhe shfrytezuese ne Shqiperi. Njeres asaj me te pamundures por dhe me te sinqertes ne ekstremin e pasigurise se jetes ia sekuestron prodhimin e lemerise trupore te punes si “kurve”. Ndersa kurvave shfrytezuese te shtetit, kurvave shtetrore u rri përkulur e kurriz kthyer. Eshte sarkazem, por njera e njeh si pune, produktin e vesit, ndersa tjetra, ben vesin e kurves perditshmeri shtetrore… Madje u merr leje te ngreje e zbatoje ndonjehere ligjin..Ndaj sjellja e cila percakton njeriun ngjjashem percakton dhe shtetin..Keshtu gjendemi ne nje shtet kurvash..i cili ndëshkon nje “kurvë” të vogel dhe ndeshkohet nga nje “kurvë” e madhe (vetvetja)…Kështu mbetemi në udhë pa krye gjatë…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne