Gazetari kosovar shpërthen ndaj katolikut Vangjush Dako: Kryetar trupeshk. Thirrje për bojkot të plazhit

Vendimi i fundit i Bashkisë Durrës, që të ndalohen autobusët që vijnë me turistë nga Kosova tek “Ura e Dajlanit” duke mos i lënë të futen në zonën e plazhit të Durrësit ka bërë që gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi të shpërthejë në akuza kundër kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Kelmendi gjithashtu bën thirrje nga kosovarët që të bojkotohet plazhi i Durrësit sepse sipas tij vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.
“Logjika idiote e këtij kryetarit të Durrësit:

Turistë nga Kosova ka shumë për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen!
Le t’i tregojë dikush këtij hajgarexhiu se ky vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.

Derisa të kthjellet ky farë kryetari, kosovarët mund t’i zgjedhin vendet e tjera nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe t’ia bojkotojnë e lëjnë krejtësisht Durrësin atij për vete, e ai mund të kënaqet me pakicën – “turistët e huaj”.
S’ka pse turistët nga Kosova t’ia marrin inat gjithë bregdetit të Shqipërisë për shkak se në krye të Durrësit paska qëlluar një kryetar trupeshk (po i përshtatet kjo “trupeshk” meqë po flasim për det ” shkruan Kelmendi./ dritare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne