Gazetari palestinez humb syrin nga plumbi izraelit

Një kameraman palestinez ka humbur njërin sy pasi u qëllua nga një snajper izraelit derisa po ndiqte protestat në qytetin El-Khalil (Hebron) të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Korrespodenti nga kampi i refugjatëve Al-Dheisheh në qytetin Bethlehem të Bregut Perëndimor, Muath Amarneh, 32 vjeç, u qëllua me plumb të vërtetë në syrin e tij të majtë derisa po ndiqte protestat në fshatin Surif afër El-Khalilit në fillim të kësaj jave.

Fotografitë e Muathit me sy të përgjakur, të veshur me jelekun e gazetarit dhe duke mbajtur kamerën e tij, u bënë virale në mediat sociale ditët e fundit, duke shkaktuar fushata solidariteti me të nga e gjithë bota.

Dhjetëra gazetarë palestinezë publikuan fotografitë e tyre duke mbuluar sytë e tyre të majtë me hashtagun Muatheye, MuathAmarneh dhe EyeoftheTruth.

Disa politikanë, sportistë dhe gazetarë arabë dhe të huaj treguan solidaritetin e tyre me gazetarin palestinez, duke u shfaqur në mediat sociale dhe televizionin ndërsa kishin mbuluar syrin e tyre të majtë.

Të martën, Muath iu nënshtrua një operacioni kritik kur mjekët larguan me sukses pjesën e mbetur të syrit të majtë të gazetarit.
Mjekët, megjithatë, nuk mundën të largonin copëzat e plumbit nga koka e tij për shkak të rrezikut të lartë për jetën e tij.

Sindikata e Gazetave Palestineze tha se ka dokumentuar pothuajse 600 shkelje izraelite kundër gazetarëve palestinezë këtë vit.

“Gazetarët palestinezë iu nënshtruan plumbave izraelitë, të cilat kanë çuar në dëmtime serioze të 60 prej tyre”, thuhet në deklaratë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne