Ditën e djeshme Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare Socialiste e nisi me një urim për Erion Braçen që kishte ditëlindjen e 45-të.
Ai e quajti një mik të vjetër po nuk harroi t’i bënte edhe një dhuratë me skuadrën e zemrës të të dyve, Juventusin.
Po kjo nuk ka lënë pa marrë vëmendjen e gazetarit Klodian Tomorri. Ai ndalet te një fakt që dihet botërisht që Juventus ka qenë disa herë e përfolur për lidhje me strukturat kriminale.
Dhe gazetari bën një analogji me Partinë Socialiste.
‘’Kur të flet Frojdi. Sa për dijeni. Juventusi është dënuar nga drejtësia italiane për veprën e organizatës së strukturuar kriminale.
Ai krahasimi i PS me Juventusin nuk është aq pa lidhje. Me përkufizim shkencor, organizate e strukturuar kriminale quhet një organizëm, në të cilin bëjnë pjesë më shumë se 3 kriminelë.
Ky është një kriter që PS e plotëson në mënyrë shumë komode. Numërojini pak çunat në Parlament. Sa kanë ikur dhe prapë s;mbarojnë’’, shkruan Tomorri.