Gazetari publikon foton, Tritan Shehu në krah të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Mero Baze: Sot është dita e tij, 6 shkurti

Botuesi i gazetës “TemA”, gazetari Mero Baze, ka publikuar në adresën zyrtare në rrjetin social një foto që është shkrepur para 53 vitesh, pikerisht në më 6 shkurt 1967, si nje nder nismetaret me te perkushtuar per aksionin e madh komunist te prishjes se kishave dhe xhamiave nen moton “Feja, opium per popullin”!

Në fotografinë bardhezi, duket udhëheqësi komunist i vendit asokohe, Enver Hoxha, dhe në krah të tij ish-deputeti i PD-së, gjithashtu ish-ministër i jashtëm, Tritan Shehu.

“Trion” e plotëson Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhës në krye të shtetit komunist dhe në krye të vendit derisa e dorëzoi pushtetin e Presidencën tek Sali Berisha.

Postimi i plotë i Bazes: 

Sot eshte dita e Tritan Shehut. Me 6 shkurt 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin historik kunder dogmave fetare dhe priti gjimnazistet e Tiranes qe kishin marre iniciativen per prishjen e Kishave dhe Xhamive. 

Tritan Shehu ishte nder nismetaret me te zellshem dhe siç shihet shoku Enver e ka afer ne foto. 

Sot e degjova te “keshillonte” Sekretarin e Shtetit te SHBA se çfare duhet ti thoshte Edi Rames.

/Tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne