Gazetarja amerikane bën gafë të rëndë: Rama, kryeministër nga Partia e Punës

Gazetarja e prestigjozes Forbes Shellie Karabell ka bërë një lapsus në fillim të shkrimit të saj për Kryeministrin Edi Rama. Ajo shkruan “ Kryeministri shqiptar  Edi Rama mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për intervistën tonë, i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e tij të pikturës”- bluzë dhe pantallona xhins, me ngjyra të lehta.

rama

Edi Rama e kaloi mëngjësin e ditës pushim në atelienë e një miku, ashtu siç bën njëherë në muaj, -përpara një kanavaci duke ndjekur pasionin  e tij, që ishte profesioni i parë para se të bëhëj Kryeministër nga Partia e Punës në vendin e tij 2013. Shellie Karabell, kontribuese e prestigjozes Forbes  ndoshta duhet të ishtë informuar më mirë për të raportuar në shkrimin e saj emrin e saktë të partisë së Kryeministrit Rama. Partinë Socialiste ajo e ka ngatërruar me Partinë e Punës. Revista amerikane ”Forbes” i ka  kushtuar një shkrim të zgjeruar Shqipërisë, teksa flet jo vetëm për kryeministrin Rama, por edhe për ëndrrën evropiane të shqiptarëve, që pretendojnë t’i bashkohen valës së ardhshme të anëtarësimeve në kontinentin e vjetër në vitin 2025. Ajo shkruan se Shqipëria ka bërë disa hapa pozitivë sikundër është reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, një domosdoshmëri për të pastruar të korruptuarit nga sistemi i drejtësisë. Revista në shkrimin e saj përshkruan takimin me Ramën në zyrën  e tij, bisedat për Ramën kryeministër, piktor dhe njeri. Në fund ai shprehet se dëshiron të ketë edhe një jetë të tretë përtej Ramës piktor dhe politikan, një jetë ku do të merret me ‘’shijen’’. “Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen. Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”. shton ai.

Teksti në anglisht

The Albanian Prime Minister turned up at his offices in Tirana for our interview wearing what he called his “painting clothes”—denim work shirt and jeans, lightly paint-spattered.  Edi Rama had spent the holiday morning at a friend’s atelier—as he does once a month—in front of an easel pursuing the passion that was his first career before becoming the Labor Party prime minister of his native land in 2013.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne