Gazetarja tregon se kush e ka sjellë dosjen me përgjimet e Vangjush Dakos

Pas daljet publike të Lulzim Bashës ku u shpreh se Vangjush Dako është përgjuar nga shërbimet e huaja dhe ka lidhje me aktivitete kriminale, dalin detaje të reja në skena për këtë çështje.

Ka qenë gazetarja e kronikës Anduena Llabani ajo e cila është shprehur natën e mbrëmshme në ‘Opinion’ se “Eulex ka sjelle një dosje ndaj tij”.

Eulex ka sjelle një dosje ndaj tij, por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht”, – u shpreh Llabani në emision.

Ndërkohë, sipas Blendi Fevziu, duke cituar disa deputetë të PD-së në komunikimet që kanë patur me gazetarin u shpreh se në “ditët në vijim do botojnë fakte konkrete nga dosja që kanë në dispozicion po mbetet për t’u parë se deri tani jemi në kuadrin e deklaratave”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne