Gent Cakaj: Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e Sarajevës, si shenjë solidariteti me Kosovën

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ministri në Detyrë shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm.

Cakaj thotë se, trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

Ministri në Detyrë, Cakaj shkruan se, nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.

Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Kosova refuzoi ftesën.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Shqipëria anulon pjesëmarrjen e saj në Samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i tij nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa trajtim të barabartë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne