George Friedman: Pse Shqipëria kërkon integrimin, kur BE po shpërbëhet?

Gjeopolitika e Ballkanit është pjesë e studimeve dhe analizave ndërkombëtare, nga Universitetet dhe organizatat më të njohur ndërkombëtare. Një nga këto format është edhe “Geopolitical Futures”. Kjo kompani prestigjiozë, ka në emrin e saj personalitet të inteligjencës analitike ndërkombëtare. Kjo kompani e themeluar në vitin 2015, nga Prof. Geroge Friedman, paraqet analiza gjeopolitike të cilat merren në konsideratë nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo është një kompani me bazë në Teksas me një staf ndërkombëtar që punon nga shumë vende. Ata nuk kanë zyre dhe investojnë në njerëz dhe mendje, e jo në ndërtesa. Kjo kompani është e përkrahur plotësisht nga të ardhurat dhe nuk urdhërohen nga askush përveç lexuesve të tyre. Ata kanë qenë në gjendje të parashikojmë me saktësi krizën ekonomike dhe politike në BE, rënien ekonomike në Kinë, rishfaqjen e Rusisë, konfrontimin mbi Ukrainën.

Çdo gjë që publikojnë është e rrënjosur në gjeopolitikë dhe rrjedh nga parashikimi i tyre, i cili parasheh parashikimet e tyre për vitin – ose për vitet në vijim. Prof. George Friedman, ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shekulli”. Prof. Friedman analizon situatën jo të qetë në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Bashkimit Evropian në të. Autor i një nga librave best seller, “ 100 Vitet e ardhshme dhe pikat e zbrazëta: Kriza në zhvillim në Evropë”, Prof. Friedman është bërë epiqendër e kërkimeve shkencore për studiuesit e rinj dhe për rrjetin e politik bërësve në botë. Që në fillim të intervistës, Prof. Friedman është munduar që të jetë tepër i kujdesshëm kur analizon të ardhmen e rajonit. Për të, rajoni nuk do të ketë zgjidhje, por as konflikte, në të ardhmen e afërt. Shqipëria duhet të interesohet për krijimin e një platforme stabël, e cila mund të rrezikohet vetëm nga çështja e Kosovës.

Intervista e plotë:

Z. Friedman, si e shikoni situatën në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut?

Unë e shikoj Ballkanin si një rajon i cili është krijuar mbi bazën e fërkimeve. Historia e tij e ka bërë atë rajon në këtë mënyrë. Si rrjedhojë unë i ndaj problemet e atyre që do të shkojnë në luftë dhe atyre të cilët nuk do të shkojnë. Unë nuk pres një zgjidhje më shumë të asaj që rajoni në përgjithësi ka arritur, të cilën ne e quajmë, “Zero Sum Game”, pra teoria në bazë të së cilës të dyja palët do të humbasin dhe do të fitojnë njësoj.  Nuk ka fitore-fitore. Pra pikëpamja ime në lidhje me situatën në Ballkan, është se atje nuk do të ketë zgjidhje dhe nuk do të ketë as konflikt. Kjo është e pritshme.

Cilat janë çështjet kryesore problematike që Shqipëria duhet të përmirësojë më së shumti?

Natyrisht, marrëdhënia me Serbinë dhe çështja e Kosovës duhet të jetë në krye. Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është e mirë, por një vend nuk duhet ta bazojë interesin kombëtar në një fuqi të huaj. Serbia është afër Rusisë, por Rusia është e kujdesshme dhe Serbia e kupton këtë. Situata në Kosovë është gjithnjë e paqëndrueshme kështu që një zgjidhje me Serbinë në këtë çështje, të paktën brenda kornizës që kam folur më lart, është një interes primar. Së bashku me këtë natyrisht është ruajtja e marrëdhënieve me SHBA. Por sigurisht, forca nën të gjitha këto është zhvillimi i shëndetshëm ekonomik në Shqipëri.

A po bën Bashkimi Evropian një gabim në lidhje me procesin e zgjerimit? E kam fjalën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Bashkimi Evropian është shumë i ndryshëm nga ajo që ishte në vitin 2007. Anëtarja e saj e dytë më e madhe, Britania e Madhe, është duke u larguar në mënyrën më të pakëndshme. Italia është duke i shmangur rregullat evropiane. Polonia dhe Hungaria është në “goditje”, nga ana e Brukselit dhe Deutche Bank është në probleme të mëdha, e cila na tregon më shumë për ekonominë gjermane. Pra në këtë mënyrë, pyetja me të cilën unë do të filloja, ka të bëjë me faktin se pse Shqipëria do të donte të anëtarësohej në një entitet i cili është duke u shpërbërë? Një nga gabimet më të mëdha të bëra nga Bashkimi Evropian është lejimi që Greqia të aderonte në Union. Kjo jo vetëm që e ka dobësuar Bashkimin Evropian, por i ka shkaktuar dhimbje edhe Greqisë. Pra, nuk është më dyshim për mua, se është në interesin e Shqipërisë që të hyjë në Bashkimin Evropian deri në momentin që BE do të arrijë të stabilizojë vetveten. Unë kam më shumë besim tek vetë Shqipëria në vetvete, se sa tek aftësia e Brukselit për të menaxhuar konfliktet.

A përbën Rusia dhe Turqia një kërcënim për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Këto dy vende kanë pasur historikisht interesa në Ballkan dhe për të dyja, interesat janë zhvilluar në mënyrë periodike. Rusia dhe Turqia nuk janë shumë të fuqishme që të veprojnë në bazë të interesave të tyre akoma, por është pa dyshim një tipar i vazhdueshëm i rajonit.

Në opinionin tuaj si mund të zgjidhet konflikti midis Kosovës dhe Serbisë?

Unë nuk jam nga ai rajon, por do të them diçka e cila, kam frikë se do të zbehë pak pasionin. Për Shqipërinë, interesi më i rëndësishëm, është një platformë stabile për zhvillimin. Rreziku më i madh i atij stabiliteti qëndron në çështjen e Kosovës. Është në interesin e Shqipërisë ta lërë mënjanë këtë çështje. Kushdo që e ka Kosovën, ka një popullsi armike brenda saj. Pra, inkorporomi apo përfshirja e Kosovës brenda Shqipërisë, do të kërcënojë atë platformën stabël, pa pasur mundësi t’ju bëjë ju të fuqishëm. Nëse do të ishte Serbia, ky do të ishte problemi i tyre. Në secilin rast rezultati më i rëndësishëm është ai që më së paku ndikon në rritjen e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë.

Geopolitical Futures

Geopolitical Futures, tregon historinë e vazhdueshme të së ardhmes. Këtë e bëjnë duke e përshkruar rrjedhën e sistemit ndërkombëtar. Ata kanë një model, një mënyrë për të shikuar botën, bazuar në supozimin se forcat jo-personale – gjëra si gjeografia, politika, ekonomia, aftësia ushtarake dhe demografia – qeverisin udhëheqësit botërorë, jo anasjelltas. Është një dallim i rëndësishëm që nuk e shihni kudo tjetër. Sepse kur e dini se çfarë detyron dhe kufizon një udhëheqës, mund të parashikoni se si do të sillet kombi që ata udhëheqin. Kur e dini se si sillen vendet, mund të parashikoni se si do të ndryshojë sistemi ndërkombëtar. Kur mund të parashikoni se si do të ndryshojë sistemi ndërkombëtar, ju filloni të shihni ngjarjet botërore siç bëjmë ne: në kontekstin e një historie shumë më të gjatë dhe më interesante sesa mund të tregojë media kryesore, e cila gjurmon në mënyrë të pandjeshme ngritjen dhe rënien e fuqive botërore. Pse ka rëndësi? Geopolitical Futures filtron zhurmën, duke ju lejuar të përqendroheni në atë që është e rëndësishme për të zhvilluar jetën dhe biznesin tuaj përpara – duke ju lejuar të shihni mundësitë si dhe rreziqet. GPF jep parashikime gjeopolitike që ju lejojnë të kuptoni se çka ka rëndësi në botë dhe çfarë jo. Ata ju japin një udhëzues të përditshëm për të kuptuar ngjarjet rreth jush. Ata ju ndihmojmë të monitoroni dhe të reagoni ndaj ngjarjeve globale për të zvogëluar rrezikun tuaj dhe për të maksimizuar investimet tuaja. Regjistrimi i kësaj kompanie flet për veten.

Biografia

George Friedman i lindi më 1 shkurt 1949. Ai është studiues i gjeopolitikës i lindur në Hungari dhe strateg i çështjeve ndërkombëtare. Friedman është themeluesi dhe kryetari i kompanisë Geopolitical Futures, një botim online që analizon dhe parashikon rrjedhën e ngjarjeve globale. Para themelimit të Geopolitical Futures, Friedman ishte kryetar i Stratfor, firmës private të inteligjencës dhe konsulencës që themeloi në vitin 1996. Friedman dha dorëheqjen nga Stratfor në maj 2015. Friedman lindi në Budapest, Hungari me prindërit hebrenj që mbijetuan ndaj Holokaustit. Familja e tij u largua nga Hungaria kur ai ishte një fëmijë për t’i shpëtuar regjimit komunist, duke u vendosur fillimisht në një kamp për persona të zhvendosur në Austri dhe më pas duke emigruar në Shtetet e Bashkuara. Atje ai ndoqi shkollat ​​publike në Nju Jork, dhe ishte një dizajner i hershëm i lojërave kompjuterike të luftës. Friedman përshkruan historinë e familjes së tij si “një histori shumë klasike e refugjatëve që bëjnë një jetë të re në Amerikë”.

Friedman mori një B.A. në Kolegjin e Qytetit të Nju Jorkut, ku u diplomua në Shkencat Politike dhe Ph.D. në Universitetin Cornell. Para se të bashkohej me sektorin privat, Friedman punonte rregullisht për komandantët e lartë në shërbimet e armatosura, si dhe Zyrën e Vlerësimeve Net, Qendrën Teknike SHAPE, Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Korporatën RAND për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes kombëtare. Friedman ndoqi filozofinë politike me punën e tij të hershme, duke u fokusuar në konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë ekzaminimin e marrëdhënieve SHBA-BS nga një perspektivë ushtarake. Në vitin 1996, George Friedman themeloi Stratfor, një kompani inteligjence dhe parashikuese private, dhe shërbeu si CEO i kompanisë. Selia e Stratfor është në Austin të Teksasit. Ai dha dorëheqjen nga Stratfor në maj të vitit 2015.

Reputacioni i Friedman si një parashikues i ngjarjeve gjeopolitike bëri që revista New York Times të komentonte, në një profil: “Ka një tundim, kur jeni rreth George Friedman, për ta trajtuar atë si një Magji”. Në Dekadën e ardhshme, Fridman argumenton se si administratat e SHBA-ve të 2010-ës do të duhet të krijojnë balancat rajonale të pushtetit, disa prej të cilave janë shqetësuese. Friedman koncepton menaxhimin e suksesshëm të SHBA në çështjet botërore, jo duke imponuar direkt shtetet, por duke krijuar marrëdhënie konkurruese, të cilat kompensojnë njëri-tjetrin, në rajonet e ndryshme të botës. Për shembull, në të kaluarën, Iraku ka balancuar Iranin dhe aktualisht Japonia balancon Kinën. Friedman pohon se kjo është dekada, ku SHBA-ja si një fuqi duhet të maturohet për të menaxhuar fuqinë dhe ekuilibrin e saj si një perandori dhe republikë e padëshiruar. Friedman ka një libër të ri, i planifikuar për t’u lëshuar më 12 nëntor 2019 nga Doubleday./shekulli

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne