George H.W. Bush shtrohet në spital

Presidenti i 41-të i SHBA-së, George H. W. Bush, 93 vjeç, u shtrua në spital, pas një gjendje hipotensioni dhe lodhjeje, njoftoi zëdhënësi i tij që theksoi se ish-presidenti ishte i vetëdijshëm.

“Presidenti, George H. W. Bush u dërgua në ‘Southern Maine Health Care’, pas një gjendjeje hipotensioni dhe lodhjeje. Ai do të qëndrojë aty për disa ditë. Ish-presidenti është i vetëdijshëm dhe nuk ndjen asnjë shqetësim”, njoftoi në rrjetin social Twitter zëdhënësi i tij, Jim McGrath.

Ish-presidenti republikan (1989-1993) ishte shtruar në spital edhe në muajin prill, pas vdekjes së bashkëshortes, Barbara, nga një infeksion. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne