Gerbachev paralajmëron: Gati për luftë të ftohtë

Mikhail Gerbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik ka paralajmëruar fillimin e një lufte të re të ftohtë mes perëndimit dhe Rusisë.

Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane Bild, Gerbatchev ka thënë “Të gjitha indikacionet e Luftës së Ftohtë janë këtu”.

“Gjuha e politikanëve dhe personelit të lartë ushtarak po bëhen gjithnjë e më shumë militante. Doktrinat ushtarake janë formuluar dhe janë gjithnjë e më të ashpëra. Media po i shton benzinë zjarrit. Marrëdhëniet mes dy fuqishme më të mëdha po vazhdojnë të përkeqësohen. Nuk është vetëm e pashmangshme. Në disa vende, tashmë ka aktivitet të plotë. Trupat janë vendosur në Evropë, duke përfshirë edhe pajisje të rënda, të tilla si tanket dhe makinat e blinduara.” Ka thënë ndër të tjera ish-lideri i BS,

Gorbachev ka thënë se “Lufta e re e Ftohtë”, mund të shndërrohet në luftë të nxehtë, nëse dy palët nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar. “Gjithçka është e mundur”, nëse përkeqësimi aktual i raporteve vazhdon, ka deklaruar ai./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne