Gjaku i helmuar i Marinzës. Banorët jetojnë pa shpresë mes naftës dhe gazit

Nikollaq Gjata ka qenë naftëtar. Karbonin në gjak sot nuk e ka vetëm pasojë të punës në shpimin dhe përpunimin e naftës, por edhe sepse është thjesht banor i Marinzës.

“Unë vuaj nga karboni në gjak. Këtu ka shumë gra pa burra e burra pa gra”, shprehet Nikollaqi.

Nëse do të kishin mundësi banorët, Marinza brenda natës do të kthehej në një fshat-fantazmë. Ata që si Nikollaqi kanë jetuar me naftën, thonë se zona nuk mund të rimëkëmbet: “Ne themi që gazi është prostitutë nëntokësore”.

Në Marinzë era e rëndë e gazit që ndihet në hyrje të fshatit, bëhet me fortë me ardhjen e natës. As uji që rrjedh në çesma nuk është i pijshëm e për tokat bujqësore thuajse nuk mund të shfrytëzohet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne