GJARPRI FUTET NË KUVEND, NDËRPRITET SEANCA PLENARE (FOTO)

Një gjarpër i madh u fut në dhomën e  parlamentit shtetëror, në jugperëndim të Nigerisë, duke detyruar ligjvënësit të largoheshin me vrap, për të deklaruar një pushim të papërcaktuar, thanë zyrtarët e këtij vendi të premten.

“Kur ishim gati për të hyrë në seancë plenare, një gjarpër i madh u
pa brenda në godinë, gjë që na pengoi për të vazhduar punën, madje na
detyroi të largoheshim me nxitim”, tha Olugbenga Omole, një zëdhënës i
ligjbërësve nga Ondo State.

Gjarpri duket se ka rënë nga çatia në dhomën plenare. Por nuk kafshoi asnjeri para se të ishte kapur nga stafi i parlamentit, tha Omole.

Zyrtari fajësoi për incidentin gjendjen e shkatërruar të godinës për
shkak të mungesës së fondeve dhe investimeve të vonuara për mirëmbajtje.

Ai tha se ligjvënësit nuk do të kthehen derisa të bëhej një kontroll i plotë i godinës dhe ambientit përreth./berati.tv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne