Bota

Gjatë operacioneve antiterror kanë rënë dëshmorë dy ushtarë turq

Kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë turq, një në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” dhe një tjetër gjatë operacionit “Kthetra-3”.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë thuhet se ushtari i plagosur rëndë në sulmet me mortaja dhe me zjarr provokues që organizata separatiste terroriste ndërmori ndaj zonës së operacionit “Burimi i Paqes”, ra dëshmor krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore të bëra në spital.

Në mes tjerash në komunikatë bëhet e ditur se në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje është dhënë përgjigjja e duhur, ndërsa thuhet se u neutralizuan edhe objektivat e zbuluara terroriste.

Ndërkaq në përleshjet e dala gjatë operacionit “Kthetra-3” që vazhdon në veri të Irakut ndaj organizatës separatiste terroriste PKK, ka rënë dëshmor një ushtar, ndërsa u plagos një tjetër, i cili u dërgua në spital për kurim./trt

OPINIONE