Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) vendosi që Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas të mbetet në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA)
Me vendimin e sotëm, GJED hodhi poshtë vendimin e gjykatës më të ulët për largimin e Hamasit nga lista e organizatave terroriste.
Pas sulmit terrorist më 11 shtator të vitit 2001 në SHBA, BE-ja vendosi Hamasin në listën e terroristëve dhe poashtu vendosi ndalesë të udhëtimit, duke e ngrirë pasurinë e anëtarëve të kësaj lëvizjeje.
Gjykata më e ulët në muajin dhjetor të vitit 2014 vendosi që Hamasi të hiqet nga lista e terroristëve. Gjykata më e ulët kishte pretenduar se sanksionet e vendosura mbi Hamasin nuk bazohen në një hetim të pavarur dhe vendim ligjor.
Prokurorja e Përgjithshme e GJED, Eleanor Sharpston në një deklaratë vitin e kaluar mbështeti heqjen e Hamasit nga lista e terroristëve.
Sharpston tha se vendimi për mbajtjen e Hamasit në këtë listë të BE-së është bazuar në informacionet dhe dëshmitë e poseduara nga interneti dhe se ky nuk është një vendim ligjor i marrë nga autoritetet kompetente.
Lëvizja Hamas, e cila e përkrah kauzën e popullit të Palestinës dhe jep përpjekje politike, kërkon krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967.