Gjenden tunele të terroristëve nën spitalin në Ras al-Ayn

Nën një spital në qytetin verior sirian Ras al-Ayn, të çliruar gjatë operacionit “Burimi i Paqes”, janë zbuluar tunele të hapura për aktivitete terroriste nga ana organizatës terroriste YPG/PKK.

Anadolu Agency (AA) ka filmuar tunelet e gërmuara nga terroristët në qytetin që gjendet përballë qytetit kufitar turk Ceylanpınar.

Dy tunele fillojnë menjëherë pas hyrjes në një vrimë të madhe të hapur në mur në katin përdhes të spitalit.

Këto tunele supozohet se lidhen me rrjetin e tuneleve në qendër të qytetit dhe se terroristët e kanë përdorur atë për hyrje dhe dalje në spital.

Nga ana tjetër, Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), e cila ka marrë masat e nevojshme në spital, ka gjetur bomba të vendosura në formë kurthesh në hyrje të tunelit.

Spitali parashihet të rifillojë me punë pas aktiviteteve të kërkimit dhe garantimit të sigurisë së plotë në ndërtesë.

Siç mësohet, gjatë tërheqjes nga Ras al-Ayn, terroristët përmes tunelit janë mbledhur në spital dhe prej këtu kanë dalë me automjete.

Ndërkaq, para hyrjes në repartin e emergjencës, shihen automjete të cilat terroristët i kanë djegur dhe shkatërruar gjatë ikjes.

Më 21 tetor, AA publikoi pamje të sistemit të tunelëve që mbulon qytetin. Disa nga tunelet e gjata me kilometra që shpërndahen në vende të ndryshme të qytetit, u zbulua të shtrihen deri në kufirin me Turqinë.

Në kuadër të marrëveshjes të arritur më 17 tetor nga Turqia dhe SHBA, terroristët e YPG/PKK-së u tërhoqën nga Ras al-Ayn në Haseke./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne