Gjendet i pa jetë një person në Durrës, detajet e para

Një person është gjetur i pajetë në Durrës. Policia bën me dije se shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës është gjetur i pajetë në pjesën e rërës, në breg të detit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhūne. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhūne.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne