Shqiperia

Gjendet i pajetë 13-vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë

 

Nga të dhënat e para mësohet se 13-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpi nga babai i tij.

Dyshohet se i mituri, me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç, është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan humbjen e jetës së fëmijës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Burimi: Top Channel