I paraqitur si i humbur më 18 korrik, gjendet trupi i pajetë i një 54 vjeçari, në ujërat e Liqenit të Dibrës.
Trupi rastësisht ishte vërejtur nga një peshkatar, teksa pluskonte në ujërat e liqenit në plazhin e qytetit.
Prokuroria publike dhe ekipi i policisë kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes ndërsa trupi është dërguar në spital për autopsi. Në trup janë vërejtur shenja të dhunës.
Burimi: Kosova post