Gjendja civile, afat deri në mesnatë

Kete te enjte përfundon afati per regjistrimin e gjendjes civile ne njësinë administrative ku jetoni. Ne orët e mbetura nga aplikimi falas, zyrat e gjendjes civile janë përballur nga nje fluks kërkesash. Rreth 100 aplikime jane kryer vetëm diten e sotme nga thuajse çdo njësi administrative ne kryeqytet.

Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile, Bledar Doracaj, pa fshehur kritikat ndaj qytetareve qe këtë proces e kane per ditën e fundit, deklaron se këtë te enjte zyrat e gjendjes civile, do te punojnë pa orar.

Drejtori i Përgjithshëm Bledar Doracaj përjashton mundësinë e shtyrjes se afatit ligjor, pasi ky propozim kërkon vendimin e Parlamentit, i cili mblidhet ne fillim te shtatorit. Kjo do te thotë se nga e premtja e 28 korrikut nis aplikimi i gjobës.

Gjoba prej 10 mije lekësh te rinj do te paguhet ne arkën e çdo njësie administrative, para se qytetari te marre shërbimin per certifikate apo vërtetim banor lagje, për regjistrimet ne kopshte dhe shkolla./ v+

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne