Gjendja e fundit e Muhammed Mursit

Në deklaratën e bërë për El Halic El Cedid, familja e presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit Muhammed Mursit, thanë se janë të shqetësuar për gjendjen e tij.

Në deklaratën e bërë për El Halic El Cedid, familja e Mursit thanë se ai po mbahet në qeli në kushte të këqija.

Ata theksuan se nuk kanë informata të qarta rreth gjendjes së Mursit dhe se nuk kanë mundur t’a takojnë atë që një kohë të gjatë.

Familja e tij e cila dha informacione edhe për gjendjen shëndetësore të Muhammed Mursit, theksuan se ai është mbajtur në kushte të këqija, kishte probleme shëndetësore dhe se qeveria nuk e lejon që t’i bëhet trajtim gjithëpërfshirës.

Familja e tij thanë se Mursi duhet të trajtohet menjëherë në një spital gjithëpërfshirës, përndyshe mund të rrezikohet jeta e tij.

Ata dhanë informacione edhe lidhur me djalin e Muhammed Mursit, Usame Mursi. Ata thanë se Usame Mursi u arrestua bashkë me babain e tij në burgun Tora.

Muhammad Mursi u arrestua në vitin 2013 me grushtin ushtarak të Abdulfettah Es Sisi.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne