Gjendje alarmi në Moskë, për dy muaj 500 paralajmërime për sulm me bombë

Zyrtarët në Moskë, kanë thënë se kryeqyteti rus, ka pranuar 500 thirrje të rrejshme për bomba në dy muajt e fundit, dhe si rezultat miliona dollarë janë shpenzuar.

Që nga fillimi i shtatorit, njoftimet e rrejshme për bomba, kanë goditur Rusinë.

Vende që u targetuan nga sulmet e rrejshme ishin aeroportet, stacionet trenave, qendrat tregtare, bankat, hotelet, shkolla dhe ndërtesat e administratave.

Në asnjë nga thirrjet kërcënuese nuk ka pasur shpërthime të bombave.

Vladimir Chernikov, shefi i departamentit të sigurisë, ka thënë të martën se afro 250.000 persona janë evakuar pas 564 kërcënimeve anonime për sulme me bomba, në mes të 11 shtatorit deri më 9 nëntor, shkruan REL.

Agjencia për siguri vendore (FSB), ka njoftuar se shumica e thirrjeve janë bërë nga disa rusë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa motivet e thirrjeve nuk janë bërë të ditura.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne