Gjendje e jashtëzakonshme në 150 baza ushtarake amerikane

Një gjendje e jashtëzakonshme është deklaruar në 150 baza ushtarake amerikane, ku mijëra ushtarë tashmë janë prekur nga Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare, gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar në 150 baza ushtarake amerikane të vendosura në 41 shtete për shkak të përhapjes së infeksionit të koronavirusit midis personelit ushtarak dhe komandës. Për momentin, testet tregojnë faktin se bëhet fjalë për mijëra njerëz të infektuar, dhe duke pasur parasysh kontaktin e ngushtë të personelit ushtarak, në ditët e ardhshme numri i të infektuarve mund të rritet në disa dhjetëra mijëra. Pentagoni tha të martën se Forcat e Armatosura kishin tejkaluar 3000 infeksione, çka tregon dyfishimin e numrit të personave të diagnostikuar me koronavirus në më pak se një javë. Shkalla e përhapjes gjeografike të infeksionit midis ushtrisë në Shtetet e Bashkuara reflekton situatën mes civilëve. Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit midis personelit ushtarak, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në baza në vende të tjera, ndaloi të gjitha lëvizjet e vogla, ndërpreu rekrutimin dhe trajnimin bazë, dhe çoi në ndalimin praktikisht të veprimtarive në shkallë të gjerë. Pentagoni ende nuk pranon t’i përgjigjet infeksionit masiv të trupave amerikane, çka  mund të çojë në vdekje në shkallë të gjerë të trupave amerikane./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne