Gjeneralët Dunford dhe Guler shqyrtojnë situatën e sigurisë në Siri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Xhozef Danford (Joseph Dunford) zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, gjeneralarmate, Jashar Gyler (Yaşar Güler).

Gjatë bisedës telefonike mes gjeneralëve Danford dhe Gyler u fol për situatën e sigurisë në Siri.

Zëdhënësi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, koloneli Patrik Rajder (Patrick Ryder) në prononcimin e tij të bërë në lidhje me bisedën në fjalë tha se “Të dy komandantët realizuan një bisedë telefonike për çështjen e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Turqisë në luftën kundër terrorit për të siguruar mundjen e përhershme të organizatës terroriste DAESH dhe gjendjen e sigurisë në Sirisë”.

Rajder tërhoqi vëmendjen se Turqia dhe ShBA-ja vazhdojnë të përfitojnë nga marrëdhëniet e gjata ushtarake në kuadër të partneritetit në NATO, ndërsa shtoi se gjenerali Danford përsëriti zotimet që ShBA-ja i bëri për sigurinë e Turqisë.

Gjenerali Danford, i cili vizitoi Ankaranë në dhjetor në kuadër të vlerësimit të dekretit të Presidentit Trump për tërheqje nga Siria, ka patur takime me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Jashar Gyler dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Në kuadër të samitit të shefave të ushtrive të NATO-së të organizuar javë më parë në Bruksel të Belgjikës, gjenerali Danford ka patur një takim edhe me homologun e tij turk Jashar Gyler./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne