Gjenerali turk Akar në Soçi, takim me homologët rus dhe iranian për Sirinë

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, udhëtoi mëngjesin e së martës drejt Rusisë, përpara samitit tresh të liderëve që do të mbahet në mërkurën.

Gjenerali Akar shkoi në Rusi me një avion të Komandës së Forcave Ajrore nga aeroporti ushtarak në Etimesgut të Ankarasë. Ai do të takohet në Soçi me homologun e tij rus, Gjeneralarmate Valery Gerasimov dhe atë iranian, Gjeneralmajor Mohammad Bagheri.

Ndërsa të mërkurën, me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, do të mbahet samiti tresh i liderëve.

Palët do të marrin në shqyrtim zhvillimet në Siri dhe situatën aktuale në rajon.

Thirrja nga Moska edhe e PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, në Kongresin Popullor të Sirisë, që synon të mbledhë palët siriane në kuadër të procesit të Astanës për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend, kishte shkaktuar reagimin e Turqisë.

Pas reagimit të Ankarasë, kongresi i planifikuar me pjesëmarrjen e PYD-së u shty për një datë ende të papërcaktuar.

Kjo çështje pritet të shqyrtohet gjatë bisedimeve të sotme dhe samitit tresh të së mërkurës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne