Gjenerali amerikan paralajmëron ushtarët se lufta është e afërt

Komandanti i forcave detare amerikane të dislokuara në Norvegji, Gjenerali Robert Neller paralajmëroi ushtarët se në rajon do të fillojë një grindje e madhe.

Duke parashikuar se mund të zgjerohet ekzistenca amerikane në rajon Robert Neller u komunikoi ushtarëve se mund të ndryshohet vendi i tyre.

“Shpresoj që të gabohem por lufta po afron. Falë ekzistencës tonë këtu ju merrni pjesë në luftën e informacionit dhe politikës” tha gjenerali amerikan.

Duke u shprehur se në një të ardhme të afërt vëmendja do të drejtohet nga Paqësori dhe Rusia, Neller tha: “Vetëm mos harroni se pse ndodhemi këtu. Ata na vëzhgojnë. Ashtu siç i vëzhgoni ju ata, ashtu na vëzhgojnë edhe ata. Këtu kemi 300 forca detare. Këtë numër brenda një nate mund ta rrisim në 3 mijë” tha Komandanti i forcave detare amerikane të dislokuara në Norvegji, Gjenerali Robert Neller./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne