Gjenerali amerikan shpjegoi strategjinë e tij në luftën me ISIS-in: Ne nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm

Komandanti i Trupave Detare të SHBA-së, gjeneral Robert B. Neller i cili bëri deklarime lidhur me strategjinë e luftës me ISIS-in, ka pranuar se SHBA-ja nuk ka kapacitet për t’a luftuar e vetme terrorizmin.

Neller i cili i’u drejtua pjesëmarrësve në një konferencë në Këshillin Atlantik, u shpreh: “Bota është një vend i madh dhe për këtë arsye thuhet se ne duhet të krijojmë unitet dhe partneritete në strategjinë tonë të sigurisë kombëtare. Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të luftuar të vetëm terrorin dhe ne nuk do ta bëjmë atë vetëm. Por, ne mund të ndihmojmë vendet e tjera për të zhvilluar njësi dhe forca të sigurisë për luftën kundër terrorit.”

Duke thënë se SHBA-ja po bashkëpunon me Anglinë, Francën dhe Italinë për të rritur mundësitë dhe aftësitë e Nigerisë, vendeve të Afrikës Perëndimore dhe të vendeve të tjera në luftën me ISIS-in, vazhdoi fjalët e tij si më poshtë:

“Sipas kërkesës për të ndihmuar vendet e tjera, Shtetet e Bashkuara do të largohen përfundimisht nga rajoni. Në këtë rast, forcat e sigurisë lokale do të detyrohen të luftojnë të vetëm kundër terrorizmit.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne