Gjenerali amerikan: Tërheqja nga Siria fillon brenda disa javëve

Komandanti i Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), gjeneralarmate Joseph Votel tha se tërheqja e ushtarëve amerikanë në Siri mund të fillojë brenda disa javëve.

I pyetur nga gazetarët për 2 mijë ushtarët amerikanë në Siri, “Se do të tërhiqen brenda disa ditëve, apo disa javëve”, gjenerali Votel tha: “Në mundësinë më të madhe brenda disa javëve, por çdo gjë varet nga situata në terren. Për sa i takon tërheqjes (nga Siria), jemi aty ku duhet të ishim”.

Gjenerali Votel e përsëriti edhe një herë se data e saktë e tërheqjes së trupave varet nga situata në Siri.

Ndërkaq ushtria amerikane ka filluar të tërheqë një pjesë të pajimeve të saj ushtarake në Siri.

“Tërheqja e personelit është më e lehtë se sa tërheqja e pajisjeve dhe pajimeve. Kështu që, ne po punojmë kryesisht në drejtim të pastrimit (tërheqjes) të pajimeve të panevojshme”,- sqaroi gjenerali Votel.

Ndërsa në lidhje me praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak, Votel tha se në mundësinë më të madhe numri i ushtarëve (amerikanë) në këtë vend, nuk ka për të ndryshuar.

“Nuk duam të mbajmë në terren ushtarë, për të cilët nuk kemi nevojë apo që nuk janë të ngarkuar me ndonjë detyrë të caktuar”,- shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë të dislokuara sot në Irak rreth 5 mijë ushtarë me qëllim për ta ndihmuar këtë vend në luftën kundër DAESH-it./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne