Gjenerali Hyten: Nuk do zbatoj asnjë urdhër të paligjshëm të Trumpit

Komandanti Suprem i Forcave Bërthamore të SHBA-ve (STRATCOM), John Hyten tha sot se nuk do të dëgjonte një urdhër të presidentit Donald Trump, nëse urdhëron përdorimin e paligjshëm të armëve bërthamore, por do të kërkonte gjetjen e një zgjidhje tjetër.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë Ndërkombëtare në Halifax të Kanadasë, gjenerali Hyten tha se i ka kushtuar shumë vëmendje asaj që ai do të thotë, nëse z. Trump urdhëron një sulm që ai do ta konsideronte të paligjshëm.

“Unë mendoj se disa njerëz mendojnë se jemi budallenj”, tha Hyten në përgjigje të një pyetjeje për një skenar të tillë. “Ne nuk jemi njerëz të trashë, ne mendojmë shumë për këto gjëra. Kur e keni këtë përgjegjësi, si nuk mendoni për këtë?”

Ai shpjegoi procesin që do të ndiqte një komandant i tillë si kreu i STRATCOM siç është Hyten, si përgjegjës për mbikëqyrjen e arsenalit bërthamor të SHBA-ve.

“Unë i jap këshilla presidentit, ai do të më tregojë se çfarë duhet të bëj”, shtoi Hyten. “Dhe nëse është e paligjshme, unë do të them, ‘z. president, kjo është e paligjshme’. Ai do të thotë, ‘Çfarë do të ishte e ligjshme?’ Dhe ne do të dalim me opsione, për t’iu përgjigjur çdo situate dhe kështu funksionon. Nuk është e komplikuar”, tha ai.

Ai po ashtu shpjegoi se nëse kryeni një urdhër të paligjshëm, do të shkoni në burg. “Mund të shkoni në burg për pjesën tjetër të jetës tuaj”, tha Hyten.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne