Bota

Gjenerali izraelit: Izraeli i gatshëm të bashkëpunojë me Arabinë Saudite për të konfrontuar Iranin

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Gadi Eizenkot, thotë se Tel Avivi është gati të ndajë informacione me Arabinë Saudite në përpjekjet e tyre të përbashkëta për t’u përballur me Iranin.

Në një intervistë me të përditshmen Elaph në pronësi të Arabisë Saudite, Eizenkot pohoi se Irani ishte “kërcënimi më i madh për rajonin” dhe po kërkonte “të merrte kontrollin e Lindjes së Mesme”. “Kjo është ajo që duhet parandaluar në rajon”, vazhdoi ai, duke vënë në dukje se Tel Avivi dhe Riadin ishin në pajtim të plotë përsa i përket synimeve të Iranit. Eizenkot më tej shprehu gatishmërinë e Izraelit për të shkëmbyer përvojat me vendet e moderuara arabe dhe për të shkëmbyer informacion të fshehtë për t’u përballur me Iranin, njoftoi e përditshmja saudite me bazë në Londër. I pyetur nëse Izraeli kishte ndarë të dhëna të tilla me Riadin kohët e fundit, gjeneral Eizenkot u përgjigj: “Ne jemi të përgatitur të ndajmë informacione nëse është e nevojshme. Ka shumë interesa reciproke midis Arabisë Saudite dhe Izraelit. ” Të martën e kaluar, gazeta al-Akhbar e Libanit botoi një letër sekrete pa datë nga Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Xhubeir për Princin e Kurorës Muhamed bin Salman, ku paraqitet një plan për normalizimin e lidhjeve me Izraelin pavarësisht nga “rreziqet” e një reagimi publik./ PT

OPINIONE