Gjenerali saudit shmang arrestimin nga qytetari në Londër mbi mizoritë në Jemen

Zëdhënësi ushtarak saudit, Gjenerali Ahmed Asiri ka shmangur tentativën e arrestimit nga një shtetas në Londër të enjten.

Videoja tregon aktivistin Sam Walton që tenton arrestimin, duke pretenduar se Asiri është një kriminel lufte përgjegjës për mizoritë në konfliktin e Jemenit.

Truprojat e Asirit bllokuan tentativën e arrestimit dhe Walton mund të dëgjohet duke thënë se “Ju jeni duke ndërprerë arrestimin e një qytetari”, ndërsa Asiri zhduket në ndërtesën ku ai do të dilte në një forum.

Në një deklaratë pas incidentit, Walton tha Asiri ishte “fajtori kryesor për krimet e luftës në Jemen”, duke pretenduar se ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në krimet e luftës në vend.

“Pse jemi duke e lejuar këtë kriminel lufte të endet nëpër rrugët britanike, kur ne e dimë që të gjithë janë dënuar për krimet e luftës në Jemen,” tha ai.

Asiri është një zëdhënës për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që ka luftuar rebelët Houthi në Jemen që nga viti 2015. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët është akuzuar për vrasjen e qindra civilëve, duke lënë gjithashtu miliona njerëz që përballen me mungesa akute të ushqimit.

Pushtimi, që synon rivendosjen e presidentit të rrëzuar Abd Rabbuh Mansour Hadi në pushtet, i ka marrë jetën së paku 10,000 civilëve, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Shumica e tyre u zhdukën në sulmin ajror të koalicionit, i cili goditi ambiente civile si spitale, shkolla ​​dhe tregje. Miliona njerëz janë duke vuajtur nga përkeqësimi i urisë për shkak të bllokadave ajrore dhe detare. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne