Gjenerali saudit torturohet për vdekje në Arabinë Saudite

Një gjeneral saudit u torturua për vdekje pasi u arrestua nga autoritetet e Arabisë Saudite më 4 nëntor, raportohet të ketë thënë një zyrtar i lartë saudit për mediat arabe.

Gjenerali Ali Bin Abdullah al-Qahtani, i cili kishte shërbyer në Gardën Mbretërore, i ishte nënshtruar torturave fizike dhe psikologjike që nga arrestimi i tij si pjesë e një fushate arrestimesh nga autoritetet, duke përfshirë një numër të princave dhe biznesmenëve, në atë që u quajt lufta kundër korrupsionit.

Burimi konfirmoi se Gjenerali Ali Bin Abdullah al-Qahtani iu nënshtrua “seancave të torturave të cilat cuan deri në vdekjen e tij nga goditja elektrike mëngjesin e 12 dhjetorit të këtij muaji, ndërsa familja e tij e pati tepër të vështirë që ta identifikonte trupin e tij”.

Mediat perëndimore kanë cituar burime saudite të thoshin se dhjetëra të burgosur, përfshirë princat, ishin torturuar nga oficerë profesionistë./Dailysabah/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne