Gjenerali Sirian akuzon SHBA për furnizim me armë të terroristëve të ISIS dhe Frontit Nusra

Gjenerali Ali El Ali, shefi drejtues i operacioneve kryesore të ushtrisë Siriane akuzoi SHBA për furnizimin me armë për terroristëve, armë të blera nën programin e Pentagonit për ndihmën ndaj aleatëve të SHBA-së.

DAMASK- Shtetet e Bashkuara po furnizojnë me armë terroristët në Siri dhe jo opozitën, u tha gazetarëve gjenerali Ali El Ali, shefi drejtues i operacioneve kryesore të ushtrisë Siriane, gjatë një demonstrimi të armëve të kapura nga militantët.

“Ne e dimë se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.421 kamionë me pajisje dhe armë ushtarake ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator të këtij viti për terroristët në Siri. Armët thuhet se kishin për qëllim luftimin e terroristëve, por përfundimisht ato ranë në duart e militantëve të Shtetit Islamik [Daesh] dhe Jabhat al-Nusra [grupe terroriste të ndaluara në Rusi], “tha Ali.

Ai tha se radikalët Sirianë po merrnin armë të blera sipas programit të asistencës së Pentagonit për aleatët e SHBA-së.

Një tjetër ushtarak Sirian Walid Khali u tha gazetarëve gjatë demonstrimit të armëve të kapura nga terroristët se militantët e grupit terrorist Jabhat al-Nusra, të cilët sulmuan postën e vëzhgimit të policisë ushtarake Ruse në Siri më 18 shtator, përdorën armë të bëra në Shtetet e Bashkuara, Belgjikë dhe Francë.

“Sot, armët ilegale të dërguara nga jashtë për terroristët që u kapën disa javë më parë i kemi ekspozuar këtu. Ka mbi 100 lloje armësh të vogla dhe granata hedhësish të bëra në Shtetet e Bashkuara, Belgjikë dhe Francë,” tha Khali.

Më herët, zëvendës ministri i jashtëm Rus Oleg Syromolotov, përgjegjës për koordinimin kundër terrorizmit deklaroi gjithashtu se pavarësisht hapave të marra nga OKB, Daesh dhe grupet e tjera terroriste vazhdojnë të furnizohen me armë, municione, pajisje ushtarake, mbulim politik, “duke përdorur çështjet e luftës kundër terrorizmit për të arritur objektiva cinike politike dhe gjeopolitike “.

Daesh ka qenë në gjendje të shtrijë kontroll mbi territore të mëdha në Siri dhe Irak, por ka humbur shumë nga përfitimet e saj gjatë vitit të kaluar. Ajo gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta terroriste anembanë botës.

Rezultatet e fushatës ajrore Ruse dhe ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri/ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne