Gjenerali turk në SHBA: Përkufizimi “terrorizëm islamik”, i gabuar dhe i papranueshëm

Shtatmadhoria turke lëshoi një komunikatë me shkrim rreth “Konferencës së Shefave të Shtabeve të Përgjithshme për Luftën Kundër Organizatave Ekstremiste të Dhunshme”, mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pjesëmarrjen e shefave të shtabeve të 73 vendeve, përfshi Gjeneralin Akar, si dhe përfaqësuesve të NATO-s e të Bashkimit Evropian.

Sipas komunikatës në fjalë, një prej çështjeve me rëndësi të trajtuara në Konferencën e Shefave të Shtabeve të Përgjithshme, e cila u organizua në bazën ushtarake amerikane “Fort Belvoir”, ishte mosvendosja e islamit dhe terrorizmit pranë njëri-tjetrit dhe domosdoshmëria për përpjekje të përbashkëta kundër këtij fenomeni.

Përveçse tërhoqi vëmendjen mbi kontributin e Turqisë për sigurinë e rajonit, Gjenerali Akar theksoi gabimin, që bëhet duke përmendur fenë islame me organizatat terroriste, por edhe nevojën për të bërë përpjekje të përbashkëta kundër përkufizimeve të këtilla.

Mes të tjerash, Gjenerali Akar u ndal gjatë konferencës mbi luftën e Turqisë kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO) duke ndarë me bashkëbiseduesit informacionin se kjo organizatë bëri tentativë për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit të tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne