Gjenocidi i Srebrenicës burim dhimbjeje për muslimanët boshnjakë pas çerek shekulli

Boshnjakët po shënojnë 25 vjetorin e tmerrit të paparë të gjenocidit në Srebrenicë, të shkaktuar nga forcat serbe, që shkaktoj vdekjen e mbi 8,000 muslimanëve boshnjakë që u zhdukën në ditën e masakrës. Dhimbja përjetohet çdo vit nga Boshnjakët, pasi këtë vit, tetë burra dhe djem boshnjakë do të shtrihen për të pushuar ditën e shtunë në një varrezë jashtë Srebrenicës në varret e tyre prej mermeri, duke u bashkuar me mijëra të tjerë, secila prej tyre me të njëjtin muaj dhe vit të vdekjes.

Masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore u klasifikua si genocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish Jugosllavinë (ICTY). Që nga viti 1996, shkencëtarët boshnjakë dhe ndërkombëtarë ngadalë kanë zhbllokuar atë që dikur përshkruhej si “enigma më e madhe e mjekësisë ligjore kudo në botë”, duke zbuluar eshtrat nga ato gropa të vdekjes dhe duke i lidhur ato me emrat e njerëzve që i përkisnin.

Kur mbetjet identifikohen, ato kthehen te të afërmit e tyre dhe rivarrosen në varrezat përkujtimore të Potocarit. Cdo vit, më 11 korrik, përvjetorin e ditës kur filluan vrasjet në 1995, të afërmit mblidhen për një varrosje të identifikuar së fundmi. Shumica e të vdekurve ishin burra dhe djem, kështu që shumica e atyre që mbajnë zi janë gra, nëna dhe motra, vajza dhe bashkëshorte.

Mes dhimbjes së pafund, nënat e Srebrenicës vitin e kaluar i kërkuan organizatës më të madhe të të drejtave të njeriut në Evropë, Këshillit të Evropës, të miratojë 11 korrikun si një ditë zyrtare të kujtimit për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Qindra familje boshnjake janë ende në kërkim të personave të zhdukur pasi një numër i madh i viktimave u hodhën në varreza masive në të gjithë vendin gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995. Që nga përfundimi i luftës, më shumë se 8,000 njerëz mbeten të zhdukur, sipas Institutit për Personat e Zhdukur në Bosnje dhe Hercegovinë. Cdo vit, eshtrat e shumë viktimave identifikohen dhe varrosen në Potocari në përvjetorin e gjenocidit.

Më 11 korrik 1995, forcat e milicisë serbe të Bosnjës nën komandën e Ratko Mladic hynë në Potocari, e cila ishte nën mbrojtjen e ushtarëve holandezë që ishin pjesë e Forcës së Mbrojtjes së Kombeve të Bashkuara në Bosnje. Ushtria e serbëve të Bosnjës i mbajti të burgosur të gjithë ushtarët e Kombeve të Bashkuara dhe kapën Srebrenicën. Atë natë, të gjitha gratë dhe fëmijët refugjatë që strehohen në kampin e Kombeve të Bashkuara në Potocari u detyruan të hipnin me autobusë dhe kamionë dhe të largoheshin nga qyteti. Para syve të mbarë botës, ushtarët serbë mbajtën më shumë se 1.500 burra muslimanë të robëruar për 10 ditë dhe i torturuan, dhunuan dhe vranë, pavarësisht nga mosha e tyre.

Kur u hapën varret masive vite pas gjenocidit, rezultatet e ADN-së zbuluan se ushtarët serbë të Bosnjës vranë sistematikisht anëtarët meshkuj të tre gjeneratave të së njëjtës familje. Funerali i parë për viktimat e Srebrenicës u zhvillua në vitin 2010 dhe eshtrat e 8.372 burrave muslimanë u varrosën në varrezat e dëshmorëve përtej Potocari. Pas funeraleve, gratë që u detyruan të largoheshin nga qyteti filluan të kthehen në Srebrenicë për të qenë afër varreve të të dashurve të tyre.

Gjatë kësaj përpjekje për gjenocid, fuqitë botërore u kufizuan të shikojnë këto skena tmerri. Sidoqoftë, pasi boshnjakët u zhdukën dhe iu nënshtruan brutalitetit të pashembullt, fuqitë ndërkombëtare vendosën të ndërhyjnë në luftën e vazhdueshme dhe të ndalojnë forcat serbe./Gazetaimpakt//dailysabah/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne