Opinion Rajoni

Gjenocidi i Srebrenicës II

Nga Dr. Erhan Türbedar

Ditën e mërkurë më 11 korrik u përkujtua përvjetori i 23-të i gjenocidit të Srebrenicës. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë me mijëra vetë në varrezat e dëshmorëve në Potoçari u varrosën mbetjet mortore të shumë viktimave të identifikuara rishtazi. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave të varrosur në Potoçari arriti mbi 6 mijë e 600. Duke qenë se vendi i varrezave masive vazhdon të mbahet i fshehtë nga ana e aktorëve të këtij krimi, me qindra nëna të Srebrenicës, edhe gjatë përvjetorit të 23-të të gjenocidit të Srebrenicës vazhdojnë të jetojnë këtë ferr me shpresë se një ditë do të gjinden të dashurit e tyre.

Data shënonte 11 korrik 1995. Komandanti i forcave serbe, Ratko Mlladiç menjëherë pasi mori kontrollin e qytetit të Srebrenicës doli përpara kamerave dhe tha: “Erdhi koha të marrim hak nga turqit”. Mlladiç përpara kamerave në fillim shpërndau karamele për fëmijët dhe cigare për të moshuarit. Kurse kur kamerat u larguan, gratë, fëmijët dhe të moshuarit i dërgoi në qytetin Tuzla, që kontrollohej nga boshnjakët. Kurse masakra e atyre që mbetën filloi mbrëmjen e 11 korrikut. Kurse batalionit holandez, i përcaktuar për të garantuar sigurinë e Srebrenicës nga ana e Kombeve të Bashkuar, Mlladiçi i njohu kohë të tërhiqej nga rajoni deri në orën 10.00 të 12 korrikut. Një pjesë e boshnjakëve u munduan të arratisen në male, por pjesa më e madhe e tyre e kap dhe u ekzekutua.

Masakra e meshkujve, të cilët mund të mbanin armë në dorë, vazhdoi në mënyrë masive nga 11 korriku deri në 16 korrik të vitit 1995. Provat e nxjerra në dritë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në Ish-Jugosllavi (Tribunali i Hagës) tregojnë se masakra ishte paramenduar deri në detaje. Në shesh doli se më përpara ishin siguruar autobusët që do të transportonin boshnjakët, të cilët do të masakroheshin, ishte përcaktuar vendi se ku do të kryhej masakra, disa varre masive ishin hapur më parë dhe makineritë e gërmimit qëndronin të gatshme për të hapur varre të tjera masive. Sepse Srebrenica ishte kthyer në Auschwitz-in e dytë të Evropës.

Në shesh dolën raporte të ndryshme që krahas serbëve të Bosnjës akuzonin Holandën, Francën, Kombet e Bashkuara dhe disa shtete të tjera perëndimore për shkak të masakrës së Srebrenicës. Të gjitha këto raporte tregonin se sa e papërgjegjshme dhe sa pasive sillet shoqëria ndërkombëtare ndaj masakrave kundër boshnjakëve.

Për shembull; në një studim të publikuar në 10 prill 2002 nga Instituti i Dokumenteve Historike të Holandës, përcaktohej se qeveria holandeze ishte në gjendje të parandalonte masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Sipas raportit, pavarësisht se qeveria holandeze kishte mësuar më përpara se serbët do të sulmonin Srebrenicën, për të mbrojtur jetën e ushtarëve (holandezë) me detyrë në rajon, kishte mbyllur sytë përpara kryerjes së masakrës. Pas kësaj, më 16 prill 2002 qeveria holandeze e kryesuar nga Wim Kok dha dorëheqjen.

Sipas një raporti të publikuar nga ana e një komisioni në Palamentin e Francës në nëntor të vitit 2001 bëhet e ditur se Franca dhe Kombet e Bashkuara janë fajtore në një masë të caktuar për shkak të krimeve në Srebrenicë. Në raportin në fjalë bëhet e ditur se ndërmarrja e operacionit të NATO-s ndaj forcave të armatosura serbe, që sulmuan Srebrenicën, ishte penguar nga Gjenerali Bernard Zanvier,

Përveç këtyre lloj raporteve në shesh dolën edhe disa të vërteta në lidhje me tragjedinë e Srebrenicës. Për shembull; Përpara se Srebrenica të binte në dorën e Mlladiçit, ushtarët boshnjakë të çarmatosur nga UNPROFOR (Forca Mbrojtëse e Kombeve të Bashkuara-United Nations Protection Force) kërkuan nga batalioni i Holandës që tu jepeshin përsëri armët, komandanti i këtij batalioni, Thom Karremans kishte dalë kundër kësaj kërkese duke bërë që Srebrenica të binte në duart e serbëve pa rezistencë.

Sipas pretendimeve që zunë vend në disa gazeta, disa ditë pasi ishin bërë masakrat në Srebrenicë, Gjenerali anglez, Rupert Smith, që njihet si një nga ata që qëndruan pasiv përballë tragjedisë së Srebrenicës, së bashku me një grup të përbërë nga autoritete të nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, u takuan në Beograd me Sllobodan Milosheviç dhe Ratko Mlladiç. Në takimin e bërë, në vend që të dënoheshin ato që u jetuan në Srebrenicë, sikur nuk kishte ndodhur asnjë gjë nuk u përmendën këto tema, vetëm u bisedua që të liroheshin ushtarët e forcës paqësore të Kombeve të Bashkuara, që ishin të burgosur nga serbët.

4 vjet e gjysmë pas gjenocidit në Srebrenicë, Sekretari i atëhershëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kishte bërë të përgatitej një raport në lidhje me Srebrencin. Në raportin e publikuar më 15 nëntor 1999, bëhej e ditur se Kombet e Bashkuara kishin bërë shumë gabime në Srebrenicë, kishin bërë parashikime të gabuara në lidhje me zhvillimet dhe si pasojë nuk kishin siguruar mbrojtjen e mjaftueshme për banorët e atij rajoni. Ky ishte një pohim i qartë i faktit se Kombet e Bashkuara nuk kishin marrë masat e mjaftueshme për mbrojtjen e rajonit të sigurt, Srebrenicës.

Po të bëjmë një përmbledhje; Gjenocidi i Srebrenicës është një nga faqet më të errëta të historisë së njerëzimit dhe diplomacisë ndërkombëtare. Mbi 8 mijë boshnjakë u masakruan përballë syve të shoqërisë ndërkombëtare. Disa vende perëndimore, për të shpëtuar jetën e disa ushtarëve të burgosur nga ana e serbëve, mbyllën sytë ndaj kryerjes së gjenocidit./ trt

OPINIONE

INTERVISTA