Bota

Gjeopolitikat e reja në Lindjen e Afërt

Gjer tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë udhëhequr fjalën kryesore në Lindjen e Afërt, por tani kjo po ndryshon. Ish presidenti amerikan Barack Obama ka folur se politika e SHBA-ve do të “promovojë reformat gjatë tërë rajonit”. Por, sikurse konsiderojnë analistët e shumtë, fuqia amerikane në rajonin e Lindje së Afërt po shënon rrënje, ndërsa po rritet fuqia e lojtarëve tjerë kyç, sikurse Iranit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe veçanërisht Rusisë, cek CNN-i.

Lidhjet ruse me Lindjen e Afërt nuk janë diç e re. Që nga koha e Bashkimit Sovjetik Moska ka shpenzuar miliarda dollar që të mbështes regjimet miqësore në Siri, Egjipt dhe Irak. Që nga koha kur Revolucioni islamik në Iran në vitin 1979 ka sjell rrënimin e monarkut iranian, shah Rizah Pahllavi, aleatit amerikan, Rusia ishte ajo fuqi me të cilin Irani më me dëshirë bashkëpunon më tutje. Nganjëherë lidhjet nuk ishin edhe aq të sigurta. Megjithatë, sot ndikimi rus në Iran është më i fuqishmi që nga koha e rënies së murit të Berlinit.

Intervenimi rus në Siri dhe mbështetja qeverisë së Bashar al Asadit me të madhe ka ndryshuar gjasat në luftën qytetare dhe këtë shtetet tjera e kanë vënë re. Asadi doli fitues nga lufta qytetare, e me te edhe Rusia, për dallim nga SHBA-të të cilat dolën humbëse me aleatët dhe opozitën e mbështetur.

Humbjet e administratës së Obamasë në Siri, e pastaj edhe retorika e pasardhësit të tij Donald Trumpit ka shkaktuar jo siguri në botë për shkak të fjalëve të tij se do të”mbrojë interesat e Amerikës para gjithash”, kanë ndikuar që Moska të bëhet qendër rreth së cilës po kthehen qeveritë e Turqisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Jordanisë, bile edhe e Izraelit. Të gjitha këto shtete kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e problemeve të tyre nga Rusia.

Bota posaçërisht ka përcjell vizitën e liderit të aleatit të madh të SHBA-ve, mbretit saudit Selmanit në Moskë. Gjatë vizitës historike, të parit të mbretit saudit në Rusi, janë dakorduar dhe nënshkruar disa marrëveshje biznesi në fushat e energjetikës dhe sigurisë. Këtë veprim të Arabisë Saudite shumë vetë e kanë cilësuar si “gishtin në sy” presidentit amerikan Donald Trumpit.

Marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Iranit janë keqësuar nga koha kur Trumpi erdhi në pushtet, dhe se nuk është çudi se Irani gjithnjë e më shumë po afrohet me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putini ka vizituar Teheranin në të cilin është theksuar se Rusia dhe Irani do të duhet të forcojnë bashkëpunimin në mes tyre. Lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit, ajatullah Hamenei i ka thënë Putinit se Teherani dhe Moska duhet të përforcojnë bashkëpunimin në mes tyre për të izoluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ripërtërirë paqen në Lindjen e Afërt.

Burimi : Global Cir/ ML

OPINIONE