Gjergji Thanasi i përgjigjet ish-terroristëve të MEK-ut

Gazetari Gjergji Thanasi i është përgjigjur deklaratës së bërë në gjuhën angleze nga Muxhahedinët e MEK të Manzës.

Gazetari Thanasi ironizon deklaratën në të cilën ish- organizata terroriste e strehuar në Shqipëri, Komuniteti NCRI e konsuderon atë si agjent të regjimit iranian në Shqipëri dhe përfshirjen e tij në spiunazh dhe vepra terroriste dhe bën thirrje për ndjekjen dhe dënimin e tij nga gjykatat kompentete shqiptare.

Thanasi shkruan se kjo është një nga shpifjet dhe akuzat e shtumta të bëra në adresë të tij nga ky grupim ish terrorist, të cilët duan me patjetër të tërheqin vëmendje në favor të tyre.

Statusi i gazetarit Gjergji Thanasi:

“Kjo deklarate ne anglisht e ish organizates terroriste MEK ia kalon edhe shembujve me te spikatur te humorit anglez!
I siguroj pleqte e plakat e mjera te mbetura pa Atdhe te strehuara ne Kampin/kazermen/rezortin turistik te Manzes se kam vendosur te shkruhem spiun i Republikes se Sejshellit, krahas qenies sime si spiun i rrezikshem i Mbreterise se Ruritanise (Kingdom Of Ruritania).
MEK-sa te mjere quajeni veten me fat qe Atdheu im Shqiperia ju ka hapur dyert dhe ju ka ofruar nga 2 metra toke secilit prej jush per te pasur mundesi te preheni te qete pas nje jete te trazuar e per shume prej jush te pergjakur. Mos abuzoni me Shqiperine dhe durimin e shqiptareve!
Mos u besoni premtimeve te politikaneve kuislinge shqiptare (ne pushtet e ne opozite)!
Mblidhni mendjen o mjerane, se keshtu si e keni nisur, do te mbeteni jo vetem apolide dhe apatride, por nuk do gjeni as 2 metra dhe per te prehur eshtrat!
Toka shqiptare s’para i duron cibanet e huaj!!!!!!!
Zoti lart ne qiell paste meshire per shpritrat tuaj thellesisht mekatare!!!!!!!!!!!”/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne