Gjermani – 609 sulme të regjistruara kundër refugjatëve këtë vit

Sipas lajmit të gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung”, Qeveria gjermane në interpelancë me grupin parlamentar të partisë majtiste ka deklaruar se në gjysmën e parë të vitit 2019 në vend janë regjistruar 609 sulme kundër refugjatëve dhe se pothuajse të gjitha sulmet janë kryer nga ekstremistët e djathtë.

Sipas interpelancës në mesin e sulmeve të regjistruara bëjnë pjesë vepra penale si: fyerje, provokim i popullit, zjarrvënie dhe plagosje me dashje.

Në të njëjtën periudhë janë kryer 60 sulme ndaj konvikteve të refugjatëve, 42 sulme ndaj organizatave humanitare për refugjatët ose punonjësve vullnetarë, në të cilat janë lënduar 102 persona prej të cilëve 7 fëmijë.

Bie në sy se 160 nga sulmet e regjistruara kanë ndodhur në Brandenburg.

Në zgjedhjet lokale të së dielës në Brandenburg partia islamofobike e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 23,5 për qind të votave, duke i rritur me 11,3% votat në krahasim me ato të vitit 2014, ndërsa Partia Social Demokrate (SPD) u rendit e dyta me 26,2 për qind./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne