Gjermani “Bild” nuk ndalet, gazetari paralajmëron përgjime të reja

Pas përgjimeve të publikuara disa ditë më parë, gazetari i “Bild”, Pieter Tiede ka paralajmëruar sot se të tjetra publikime do të dalin në dritë në lidhje me pazaret elektorale.

Këtë lajm e njofton vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, materialet e reja do të publikohen nesër pasdite.
Pergjimet

Gazetari i gazetës gjermane këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë, por sot ka dhënë kohën se kur ata do të bëhen publike për lexuesit e saj. Në përgjimet e mëparshme të gazetës “Bild”, shfaqeshin bisedat mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si truri i bandës së Shijakut.

Mes 6 përgjimeve të para, në bisedë me Avdylajn shfaqej edhe kreu aktual i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne