Gjermani – Inteligjenca e brendshme pranon PYD-në dhe YPG-në si zgjatime siriane të PKK-së

Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës (LfV), një prej shërbimeve të inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, konstatoi se PYD-ja dhe YPG-ja janë zgjatimet siriane të organizatës separatiste terroriste, PKK, e cila vë në rrezik interesat e jashtme të vendit.

Një raport prej 138 faqesh, publikuar në faqen e internetit të LfV-së për shtetin Schleswig-Holstein, ekzaminon gjendjen e grupeve ilegale dhe organizatave terroriste aktive në vend gjatë vitit 2017.

Në këtë raport, PYD-ja cilësohet si “organizatë motër e PKK-së” , ndërsa YPG-ja si “një prej zgjatimeve siriane të organizatës terroriste, PKK”.

Raporti shpjegon se PYD-ja ka një strukturë të veçantë në Gjermani. Ai thekson se PYD-ja s’ka shoqatë në shtetin Schleswig-Holstein, por ushtron aktivitet pranë një shoqate të afërt me PKK-në në Kiel.

Pasi rikujtohet se PKK-ja është e jashtëligjshme në Gjermani që prej datës 22 nëntor 1993, në raport vihet në pah se Bashkimi Evropian gjithashtu e ka përfshirë atë në listën e grupeve terroriste që në vitin 2002.

Duke tërhequr vëmendjen se PKK-ja e konsideron Gjermaninë si qendër strehimi dhe burimesh financiare, raporti i shërbimit informativ të brendshëm gjerman nënvizon se organizata, në përputhje me interesat e përkrahësve të saj në Evropë, ka hequr dorë nga aktet e bujshme të dhunës për t’i zëvendësuar ato me mbledhje donacionesh, organizime protestash dhe aktivitete të tjera në mbështetje të PKK-së; situatë kjo që vë në rrezik politikën e brendshme të Gjermanisë.

Në tri faqet kushtuar PKK-së, raporti në fjalë thekson se numri i simpatizantëve të organizatës terroriste në Gjermani është 14.500 dhe të paktën 700 prej tyre jetojnë në shtetin Schleswig-Holstein.

Aty potencohet se edhe Qendra e Komunitetit Demokratik Kurd të Gjermanisë (NAV-DEM), e cila ka statusin e shoqatës, operon në përputhje me qëllimet e PKK-së.

Sipas raportit të LfV-së, kjo organizatë terroriste me strukturë hierarkike, e cila vepron në mënyrë të fshehtë dhe ilegale, vijon fushatën dhe aktivitetet e saj propagandistike duke e ndarë Gjermaninë në 33 zona të ndryshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne