Gjermani, lirohet i dyshuari për vrasjen e politikanit të CDU-së

Policia gjermane thotë se personi i arrestuar si i dyshuar në hetimin e vrasjes së një zyrtari rajonal nga partia e kancelares gjermane Angela Merkel është liruar pas marrjes në pyetje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Walter Luebcke, i cili ishte kryetar i këshillit rajonal të zonës Kassel, u gjet i vrarë para shtëpisë së tij të dielën e kaluar nga një i afërm. Autopsia konfirmoi se ai ishte qëlluar me pistoletë në kokë nga afër dhe ka nisur një hetim lidhur me vrasjen.

Të shtunën, për një person u vendos paraburgim i përkohshëm lidhur me rastin. Por agjencia e lajmeve gjermane DPA njoftoi të dielën se policia tha se ishte marrë në pyetje dhe më pas u la i lirë, duke mos dhanë detaje të mëtejshme.

Lubcke në vitin 2015 kishte marrë kërcënime pasi ka folur në mbështetje të ndihmës për azilkërkuesit, por sipas policisë kërcënimet duket se nuk kanë lidhje me vdekjen e tij./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne