Bota

Gjermani, mbyllet gjimnazi që kishte lidhje me FETO-n

Arsyet për mbylljen e shkollës kanë të bëjnë me tërheqjen e financuesit, mosinteresimin e nxënësve dhe pamundësinë për pagesën e detyrimeve.

Gjimnazi Urselbach në Gjermani, që lidhet me organizatën terroriste FETO, është mbyllur për probleme të natyrës financiare, raporton Anadolu Agency.

Urselbach Gymnasium ka qenë i vendosur në vendin Oberursel afër Frankfurtit ndërsa pushimin e aktivitetit e kishte ndërprerë në fillim të këtij viti.

Arsyet për mbylljen e shkollës kanë të bëjnë me tërheqjen e financuesit, mosinteresimin e nxënësve dhe pamundësinë për pagesën e detyrimeve.

Më 1 mars të këtij viti, drejtoria e shkollës i dorëzoi gjykatës kompetente në Bad Hamburg, kërkesën për shpallje të bankrotit.

Aktualisht në godinën e shkollës është vendosur shpallja se shkolla është në shitje.

OPINIONE