Gjermani, muslimanët të gatshëm të kthehen në xhami

Xhamitë në Gjermani këtë fundjavë do të rihapin dyert e tyre për adhuruesit, pas një vendimi të qeverisë për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend.

Sipas disa udhëzimeve të përcaktuara nga Këshilli Koordniues Musliman i Gjermanisë (KRM), xhamitë gradualisht do të rihapen në të gjithë vendin.

Kreu i Shoqatës së Xhamive Sehitlik, Yakup Ayar, tha se ndjehet i lumtur që do të ri-bashkohet me komunitetin musliman në Berlin.

“Ne do t’i pranojmë mysafirët tanë në xhami vetëm përmes një dere. Të gjithë do të veshin maska, si dhe do të dezinfektojnë duart e tyre.

Informatat e kontaktit të atyre që vijnë në xhami do të listohen”, tha Ayar për AA duke folur për udhëzimet e rrepta.

Ayar tha se odat e abdesit do të jenë të mbyllura dhe njerëzve do t’u kërkohet të marrin me vete qilimat e tyre të lutjes.

Ai njoftoi se autoritetet lokale e kanë kufizuar adhurimin në masë deri në 50 persona, që do të thotë, shtoi ai, njerëzit do të pranohen brenda bazuar në atë që arrin i pari.

Nënkryetar i Shoqatës së Xhamive Ramazan Saglam, tha se namazi i Taravisë dhe Xhumasë do të vazhdojnë të jenë të pezulluara.

“Shpresojmë se do të mblidhemi përsëri në xhamitë tona”, tha Saglam për AA.

Njerëzit mbi moshën 65-vjeçare ende u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Shërbimet fetare janë ndaluar që nga fillimi i bllokimit të Gjermanisë në mes të muajit mars.

Qeveria gjermane javën e kaluar vendosi të heq disa masa bllokimi të koronavirusit dhe lejoi shërbimet e lutjeve në xhami, kisha dhe sinagogë me kusht që ato të respektojnë kërkesat e higjienës dhe distancimit shoqëror./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne