Bota

Gjermani – Një turk kandidat për kryetar bashkie në Duirsburg

Qytetari turk, Yasar Durmus, i cili jeton në Gjermani ka paraqitur kandidaturën e tij në zgjedhjet vendore që do të mbahen në shtator për kryetar të bashkisë së Duirsburgut.

Kandidatura e tij është miratuar edhe nga zyra e zgjedhjeve.

Kandidati i pavarur Yasar Durmus në prononcimin e tij të bërë për gazetarët tha se në qytetin ku ai jeton para disa muajve një familje turke ka qenë e ekspozuar ndaj dhunës policore, ndërsa kryetari aktual i bashkisë, Soren Link në deklaratën e bërë shtrembëroj rastin duke e cilësuar komunitetin turk si “asocial”.

Duke e bërë të ditur se kjo deklaratë e Linkut ka ndikuar që ai ta paraqet kandidaturën e tij, Durmus tha se organizatat turke të shoqërisë civile me vendim unanim kanë shpallur kandidaturën e tij.

Durmus tha se ka lindur në qytetin Bayburt dhe se është në moshën 47-vjeçare, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në Gjermani kam ardhur para 40 vitesh. Aktualisht punoj si operator i vinçit. Kushti për të paraqitur kandidaturën për kryetar bashkie është 420 nënshkrime. Pas marrjes së vendimit brenda disa ditëve mblodhëm 705 nënshkrime në mesin e të cilëve edhe disa shokë të mi gjermanë. Zyra e zgjedhjeve i pranoi si të vlefshme 663 nënshkrime dhe miratoi kandidaturën time”.

Ndërkaq në lidhje me shërbimet që do ti bëjë në qoftë se zgjidhet për kryetar bashkie, Durmus foli kështu: “Me sistemin aktual është shumë vështirë që populli të kontaktoj me kryetarin e bashkisë. Ne në fazën e parë do ti hapim dyert për popullin. Populli do të mund të kontaktoj kryetarin e bashkisë kur të dëshiroj dhe të shpjegoj problemet e tij. Do të japim shërbim falas ose me çmim të ulët në transportin publik për persona të moshuar”.

Durmus gjithashtu tha se për zgjedhjet e 24 shtatorit krahas ekipit të tij do të përgatitet edhe me shoqëritë civile të cilat e përkrahin atë, ndërsa shtoi se nesër (të premten) pas konferencës për shtyp do të filloj me fushatën zgjedhore.

Durmus theksoi se komuniteti turk që jeton këtu prej vitit 1960 e këtej nuk është “asocial”, por “social”, ndërsa bëri të ditur se “Ne do të bëhemi një, do të bëhemi vetja jonë dhe do të arrijmë sukses dhe do t’ju tregojmë të gjithëve këtu se kush dhe çfarë jemi”.

Zgjedhjet vendore do të mbahen më 24 shtator bashkë me zgjedhjet parlamentare për Kuvendin Federal./ trt

OPINIONE