Gjermani – Sulm racist ndaj taksistit turk

Shtetasi turk, Celal Kaya, i cili është duke punuar për 20 vite si ngasësi i taksisë në Gjermani u ekspozua ndaj fyerjeve raciste të klientit gjermanë, i cili hipi në taksin e tij, ndërsa më pas edhe u sulmua nga ana e tij.

44-vjeçari Kaya, i cili u sulmua nga ana e njërit prej tre klientëve gjermanë që i mori nga stacioni në lagjen Porz të Këlnit, në deklaratën e bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se ka marrë raport mjekësor për paaftësi të punës për 3 ditë dhe se ka ngritur padi kudër sulmuesit.

“Rreth orës 02:30 të mëngjesit i mora tre klientë dhe gjatë udhëtimit deri në destinacionin e tyre ata kërkuan ta ngrejë zërin e muzikës në makinë. Unë e ngrita pak, por personi i dehur që ishte prapa kërkoi ta nge edhe më shumë zërin. Unë u mundova tu shpjegojë se kjo nuk është e mundur pasi mund ta shqetësojmë rrethinën, ndërsa pas kësaj ngjarja ndryshoi”, deklaroi Kaya.

Duke thënë se pasi pa që personat ishin nën ndikim të alkoolit dhe dukeshin si kriminel, Kaya tha se ai bëri përpjekje që ta zbus situatën. Me të mbërritur në destinacionin e tyre personi që ishte ulur prapa filloi ta fyej.

Kaya tha se nga klientët kërkoi të zbresin nga makina dhe pas kësaj ai u sulmua fizikisht nga ana e personit.

Policia, e cila arriti në vendin e ngjarjes, mori nën kontroll situatën, ndërsa Kaya vajti në spital dhe mori raport mjekësor për pamundësi të kryerjes së detyrës. Ai shtoi se do të ngre padi ndaj sulmuesit.

Kaya nënvizoi se në Gjermani kohëve të fundit ka filluar të rritet racizmi dhe se kjo shfaqet posaçërisht ndaj turqve dhe myslimanëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne