Gjermani, sulmohet një xhami me koktej molotovi

Xhamia në qytetin gjerman Weil am Rhein mbrëmë ishte shënjestër e sulmit me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer nga persona të paidentifikuar. Xhamia e cila funksionon në kuadër të komunitetit islam turk në Dianetin-Gjerman, është sulmuar pas mesnate me katër koktej molotovi. Në këtë mënyrë, pesë sulmues u përpoqën që t’i vënë zjarrin kësaj faltoreje.

Megjithatë, moti me shi kishte penguar përhapjen e zjarrit. Janë dëmtuar pjesët e jashtme të xhamisë.

Kryetari i komunitetit të mbledhur rreth xhamisë Necati Coskun për AA tha se sulmin ndaj xhamisë e kishin vërejtur besimtarët që kishin dalur për namazin e sabahut.

Sulmi është regjistruar edhe në kamerat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekipi i policisë e cila ka regjistruar rastin.

Coskun tha se ai ka lindur në Trabzon të Turqisë, por se jeton në Gjermani, ku merret me tregti.

“Ne me vite kemi jetuar në paqe në këtë vend. Nuk kemi ndërhyrë në politikë dhe ne nuk kemi mbajtur anën e askujt”, tha Coskun duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të autorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne