Bota

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Një person i paidentifikuar ka shkaktuar dëme materiale në Xhaminë Ulu në qytetin Hagen të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj xhamisë e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame Milli Gorus (IMGM) është kryer në orët e mëngjesit. Janë djegur koshat dhe kutitë e mbeturinave para xhamisë ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Omer Oral, kryetar i komunitetit musliman të xhamisë Ulu, për AA tha se para xhamisë u dogjën gjashtë kosha të mbeturinave, që çoi në një zjarr i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Ngushëllimi më i madh, konsideron ai, ishte se nuk pati viktima në njerëz.

“Dëmi më i madh është në hyrje të xhamisë. Xhamia u mbush me tym. U shkatërruan të gjitha gjërat në të. Në vendin e ngjarjes erdhën ekipet zjarrfikëse dhe të policisë. Gjatë kontrollit të kamerave të sigurisë, ne pamë një person me dy qen. Me të hyrë në xhami nxorri diçka nga xhepi. Në kamerë nuk mund të shihet nëse ai e shkaktoi zjarrin, por menjëherë pas largimit të tij ishpërtheu zjarri”, shpjegon Oral.

Siç tha, janë të pikëlluar për shkak të ngjarjeve të tilla, por kjo nuk do t’i dekurajojë. Oral tha se sulme të tilla nuk do t’i ndalonin ata të vazhdonin me praktikën e fesë dhe Islamit.

Për shkak të zjarrit janë evakuuar familjet me fëmijë nga katet e sipërme të xhamisë./AA

OPINIONE